Shokohet Barcelona, ja ku po transferohet Rakitic

21:47 | 30 Mars 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Mundo Deportivo sot, Barcelona ka vendosur çmimin për mesfushorin kroat Ivan Rakitiç; i cili është një objektiv i Interit të Serie A.

Interi fillimisht kishte planifikuar të nënshkruante bashkëlojtarin e Rakitic, Luka Modric vitin e kaluar, por klubi nuk arriti të nënshkruante objektivin e tyre pasi Real Madrid vendosi një mur mes tyre dhe Interit përcjell ORAinfo.

Mundo Deportivo sugjeron që Barcelona do të fillojë ofertën në 50 milion €; me Interin ka mundësi vetëm të përballojë një marrëveshje nëse kualifikohen për UEFA Champions League sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: