U kry! Ja kur nënshkruan Griezmann me Barçën

22:17 | 30 Mars 2019

Barcelona ka zhvilluar tashmë bisedime paraprake mbi një marrëveshje për të nënshkruar Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Griezmann ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje në Blaugrana verën e kaluar, por vendosi të qëndronte në Atletico. Megjithatë, Barca ka mbajtur një interes për yllin francez përcjell ORAinfo.

Sekretari teknik i Barcelonës, Erci Abidal, besohet të ketë mbajtur bisedime mbi një marrëveshje për të nënshkruar me Griezmann më 1 korrik, kur klauzola e lirimit të tij bie nga € 200million në £ 120million./ORAinfo/

Komento: