Një polic dyshohet se ia mori vetës jetën në Pejë.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, sipas të cilit, dyshohet për vetëv.rasje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima e ndjerë që ia mori vetës jetën ishte B.Xhaferi. Ai u gjet pa shenja jete te Fabrika e Tullave në Pejë.
Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.