Përfitoi nga një gabim fatal i Donnarumas, Defrel befason me deklaratën pas ndeshjes

23:02 | 30 Mars 2019

Gregoire Defrel ishte më meritori për fitoren e Sampdorias ndaj Milanit dhe u tha shokëve të ekipit se ata duhet të vazhdojnë kështu.

Ish- ylli i skuadrës së Romës dhe Sassuolo shënoi nga një gabim i Gianluigi Donnarumma vetëm 33 sekonda nga nisja e ndeshjes përcjell ORAinfo.

“Ishte një shfaqje e shkëlqyeshme e Sampdorias, sidomos në pjesën e parë, ndërsa qëndruam mirë deri në fund kundër një skuadre të fuqishme të Milanit”,

“Duhet të vazhdojmë kështu. Falënderoj të gjithë për ndihmën e tyre këtë sezon, është një fushatë e vështirë, por ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm ” tha sulmuesi ./ORAinfo/

Komento: