Rrahje masive në këtë qytet kosovar, pëson keq një person

23:53 | 30 Mars 2019

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetine Prizrenit.

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur në Prizren mbrëmjen e sontme.

Prej kësaj përleshje një person ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren, Vesel Gashi.

“Sonte rreth orës 21:50 minuta në afërsi te pompës se vogël IP ne Prizren, është lënduar një person ne koke ku dyshohet te jetë lënduar me një mjet te mprehta (thikë),në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe emergjenca ,personi i lënduar është duke i trajtuar në emergjencë”, ka thënë Gashi.

“Njësitë policore janë duke u marr me këtë rast ,akoma nuk kemi persona te arrestuar, për detaje tjera do te njoftoheni”, ka shtuar ai.

Komento: