
Policia jep detaje për rastin ku një turiste çeke u sulmua nga qentë endacakë.
Një turiste nga Çekia u sulmua nga qentë endacakë brenda Kampit të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Ajo me këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.