‘Godet’ Manchester United! Po përgatit një super-transferim

09:11 | 31 Mars 2019

Duket se skuadra e Manchester Unitedit po përgatitet mirë për afatin kalimtar veror.

Pasi nënshkruajtën kontratën tri vjeçare me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, Man United tashmë po përgatiten që t’i sjellin atij disa përforcime gjatë verës.

Me gjasë, pozita të cilën Solskjaer e ka primare për ta përmirësuar është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Për këtë arsye, emri i parë në listën e dëshirave të Man Utd është ai i Aaron Ëan – Bissaka, i cili luan me Crystal Palace.

Sipas ‘Daily Mail’, një ofertë e Manchester United për lojtarin mund të prek shifrat e 47 milionë eurove.

Së fundmi është përmendur edhe emri i Callum Hudson Odoi, por për faktin se Chelsea ka pranuar një dënim nga UEFA i cili ia ndalon transferimet, atëherë do të jetë e vështirë që ata ta lirojnë lojtarin.

Komento: