Keni bërë plane për sot? Do të befasoheni me temperaturat në vendin tonë

09:14 | 31 Mars 2019

Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, duket se moti nuk do t’ua prish ato.

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur, por stabil atmosferik.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Komento: