Arsenal do t’i ofrojë një kontratë të re këtij lojtari

10:09 | 31 Mars 2019

Danny Welbeck duket se do të pranojë si ofertë, një kontratë të re nga Arsenali.

Kontrata e ish anëtarit të Manchester United skadon në fund të këtij sezoni, dhe akoma nuk është e qartë e ardhmja e tij.

28 vjeçari theu këmbën gjatë muajit nëntor dhe gjasat janë shumë të vogla që ai të kthehet këtë edicion, kështu që atij mund t’i jepet një mundësi tjetër në ‘Emirates’.

“Është e vështirë për të që të luaj ndonjë ndeshje këtë sezon, por ai po shënon progres dhe ndoshta mjekët e skuadrës do të na thonë se ai mund të stërvitet me ne në javët e fundit të këtij sezoni” ka thënë Emery.

“Pas kësaj, është puna e tij private që të flas me skuadrën (rreth të ardhmes)” ka thënë tutje trajneri.

Ëelbeck ka qenë një nga lojtarët në të cilin Emery ka kalkuluar shpesh, por për fatin e keq ai pësoi këtë lëndim të rëndë.

Komento: