A do të kthehet Mourinho tek Interi, Zanetti zbulon gjithҫka

10:47 | 31 Mars 2019

Javier Zanetti i ka quajtur mungesë respekti ndaj trajnerit aktual Luciano Spallettit, thashethemet se Mourinho po kthehet tek Interi.

Zanetti ishte në Londër të shtunën për një ndeshje bamirësie në stadiumin e ri të Tottenhamit, ku Inter Forever i mposhti Spurs Legends 5:4.

Prezent ishte edhe fituesi i tripletës me Interit, Mourinho, i cili mezi pret t’i rikthehet punës së trajnerit nga sezoni e ardhshëm, pasi u shkarkua në dhjetor nga Manchester Unitedi.

“Ne gjithmonë e shohim Mourinhon me dashuri të madhe, sepse kemi përjetuar momente të paharrueshme me të”, tha Zanetti për Sky Sport Italia.

“Ai erdhi për të na përshendetur dhe ishim të kënaqur. Dua të nënvizoj se ai nuk ishte trajner i Inter Forever, sepse ai ishte Francesco Toldo, pra Mourinho ishte thjesht vizitor”, shtoi ai.

I pyetur nëse Mourinho do të kthehej në Inter, Zanettit nuk i pëlqeu aspak pyetja.

“Ky është mos respekt ndaj Luciano Spallettit, i cili është duke u përgatitur për një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Lazios”, theksoi ish-kapiteni zikaltër.

Komento: