Real Madridi po e kërkon yllin e Tottenhamit, skuadra bën këtë veprim

11:13 | 31 Mars 2019

Christian Eriksen është lojtari i Tottenhamit të cilin po e kërkon Real Madridi, e skuadra në fjalë i ka vënë atij ҫmimin prej 150 milionë euro.

Real Madridi do të detyrohet ta paguajë një shumë marramendëse prej 150 milionë euro nëse dëshiron ta kompletojë transferimin e mesfushorit danez Eriksen nga Tottenhami.

Gazeta britanike “Mirror’ pohon se kryetari i Spurs, Daniel Levy, i ka vënë çmimin nëntëshifror yllit të skuadrës.

Kjo shumë do ta bënte danezin lojtarit e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit dhe Kylian Mbappes nëse gjiganti spanjoll vendos ta paguajë atë.

Komento: