Zinedine Zidane bën deklaratën befasuese për Gareth Bale

11:38 | 31 Mars 2019

Duket se e ardhmja e Bale në Real Madrid do të vendosët në përfundim të këtij sezoni, të paktën kështu ka thënë trajneri, Zinedine Zidane.

Zidane nuk ka ofruar asnjë garanci se Bale do të mbetet në Madrid, por theksoi se me gjasë ai do ta luajë rol kyç në dhjetë ndeshjet e fundit të klubit këtë sezon.

“Gareth është pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës”, tha Zidane para ndeshjes kundër Huescas të dielën në La Liga.

“Ne e dimë çfarë ka bërë ai këtu, madje edhe në finale të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Askush nuk mund t’ia marrë atë që e ka bërë ai. Ne e dimë që ai mund t’i sjellë shumë skuadrës dhe do të llogarisim në të. Do t’i luajmë këto 10 ndeshje dhe më pas shohim”, theksoi francezi.

Komento: