Bora Zemani, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë.
Prezantuesja në fjalë, u bë figurë e njohur që kur udhëhoqi emisioni e dashurisë, Përputhen, shkruan ORAinfo.
E emri i saj u lakua edhe më shumë në media që kur u zbulua lidhja e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Tani, dyshja nuk po ndahen nga njëri-tjetri, madje ata shfaqen se bashku edhe në vendin e punës.
Sot Bora ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e emisonit relaksues të cilin e drejton ajo.
E veshur me fustan me shumë stil dhe e rregulluar bukur, Bora shfaqet super joshëse.
Madje ajo në një foto ka publikuar edhe një foto duke u përqafuar me Donaldin.
Ky i fundit duket se nuk ka mundur t’i rezistojë Borës kur e ka parë sa bukur po duket. /ORAinfo/