A po e konfirmon Roberti lidhjen e re? Del me super bukuroshën

15:28 | 27 Nëntor 2022

Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.

Lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.

Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.

Kohëve të fundit, Roberti kishte nisur një lidhje të re me bukuroshën nga Prishtina, Laureta Maqedonci.

Mirëpo lidhja e tyre përfundoi pak kohë pas zyrtarizimit të saj.

Roberti ka qenë ai qe e ‘konfirmoi’ ndarjen nga Laureta përmes fshirjes të gjitha fotot me të, ndërsa Laureta është ‘zhdukur’ nga Instagrami që disa ditë, përcjell ORAinfo.

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga ndarja me Lauretën, Roberi duket se e ka harruar shpejtë.

Sot ai ka publikuar foto me një vajzë të quajtur Elsa.

Nuk dihet nëse ka diçka të re në mes Robertit dhe mësaj vajze, apo është gjithçka në kuadër të shoqërisë. /ORAinfo/

Komento: