Nënkryetari i Lidhjes Demoraktike të Kosovës, ka folur në lidhje me idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën.
Haziri pret një marrëveshje brenda LDK-së, kur flet për kandidaturën e tij si kryetar i këtij subjekti, ndërsa flet edhe për kandidatët e tjerë. Ai thotë se demarkacioni ka kusht vizash vetëm në Qeverinë Mustafa ndërkohë kësaj qeverie i janë shtuar kushtet, ndërsa njohja e Serbisë për Kosovën thotë se nuk është kusht për liberalizim vizash.
Ekipi negociator thotë se më shumë është shëtitës. Tregon mënyrën se si do e rrëzojnë Qeverinë dhe është i bindur se zgjedhjet do të mbahen këtë vit.
Haziri deklaron se për PDK-në kanë vija të kuqe, flet edhe për AAK-në dhe tregon marrëdhënien që ka me Hashim Thaçin. Ai është i bindur se Lugina do i bashkohet Kosovës, por thotë se disa fshatra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.Thotë se komunikimet me PDK-në, që kur e prishëm koalicionin, i kanë vetëm me ndërmjetësim, ose nuk kanë fare komunikim.Tregon nëse kanë vija të kuqe për PDK-në dhe AAK-në për koalicion në zgjedhjet e ardhshme.Ai thotë se këtë vit do të ketë zgjedhje patjetër dhe favorizojnë marrëveshje politike.
Me Listën Serbe thotë se asnjëherë nuk do pranojnë ta rrëzojnë Qeverinë, ata sipas tyre nuk duhet të kenë rol as në rrëzimin e as në ndërtimin e Qeverisë.
Për taksën ndaj produkteve nga Serbia thotë se është dashtë të ketë edhe një opsion dalës, e jo të mirrej një vendim i ngushtëm.Kur flet për dialogun, thotë se ekipi negociator ka dështuar që në fillim.Ai deklaron se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është kusht për liberalizim vizash ndërsa thotë se ekipi negociator është vetëm shëtitës.
Kur flet për marrëdhënien me Hashim Thaçin thotë se nuk e ka mik.
Për Luginën thotë se po vijnë ditë të mira.Është i bindur se nuk ka opsion tjetër përveç bashkimit të Luginës me Kosovën.
Kur flet për kandidatët për kryetar të LDK-së, thotë se Isa Mustafa është ai që do e determinojë procesin.
Haziri thotë se do jenë së paku dy kandidatë dhe sipas tij, aktualisht në LDK nuk ka asnjë lloj ndarje, është unike.