Pamje të dhimbshme: Bashkë me pyjet, po digjen edhe gjallesat

16:49 | 31 Mars 2019

Shumë pyje po përfshihet nga flaka kohëve të fundit në Kosovë.

dhe thuajse të gjithë banorët janë në ‘luftë’ me shuarjen e këtyre zjarreve.

E këto zjarre jo vetëm që po djegin pyjet e fusha të shumta, por po asgjësojnë edhe botën shtazore.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar disa fotografi ku tregojnë se përpos pyjeve janë djegur edhe shumë gjallesa shtazore.

“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë” është shkruar përkrah fotografive të postuara, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.

Duhet përkujtuar që ditët e fundit ka pasur edhe apele nga kryetarë komunash, policia e shumë qytetarë që të ndalojnë këto zjarre të cilat po sjellin dëme të shumta.

Komento: