
Aida Dërguti, analist e dikur deputete e LVV-së, ka shkruar një status në lidhje me dorëheqjen që dikur e kishte dhënë Xhelal Sveçla nga Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.
Ajo ka shkruar se një dorëheqje e tillë ishte bërë si akt moral, ndonëse drejtori kishte më pak përgjegjësi me rastin.
“Gruaja e vrarë dje, ligjërisht ishte nën mbrojtje të shtetit” – shkroi zonja Dërguti.
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë, ku janë kërkuar dorëheqje nga institucionet shtetëtore pas vrasjes së gruas në QKUK.
