Alberie Hadërgjonaj si shoqe me vajzën e saj, kështu e uron për ditëlindje

16:53 | 02 Dhjetor 2022

Alberie Hadërgjonaj i bënë urimin e veçantë vajzës për ditëlindje.

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen.

Këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte urimi nga nëna e saj, Albërie Hadërgjonaj.

Artistja e ka uruar me fjalët më speciale për të bijën.

Ajo ka postuar disa fotografi të bukurës Anxhela duke shkruar:

“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë sa shumë të dua! Sot është një ditë shumë e veçantë sepse na ndryshove jetën për mirë! Gëzuar ditëlindjen gjithçka ime,!

Të uroj një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme. Ju jeni vajza më e mirë, motra më e mirë, tezja më e mirë ndonjëherë.

Faleminderit!

Edhe 100 vite i festofsh shpirti im”.

Komento: