Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.
Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.
Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.
Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.
Fifi se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet në prehrin e të dashurit të saj, Adisit.
‘Te dua me shumë se dje e me pak se nesër’, ka qenë përshkrimi që Fifi i ka bërë fotografisë në krahët e Adisit. /ORAinfo/