Ambasadori amerikan thotë se Kosovën duhet ta udhëheqin gratë

18:27 | 31 Mars 2019

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka dhënë një deklaratë të papritur.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, deklaroi sot se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.

“Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni #WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në #Kosovë!”, shkruan diplomati amerikan në Twitter.

Kujtojmë që ambasadori Kosnett gjatë ditëve të fundit shpeshherë ka përsëritur nevojën që Kosova të udhëhiqet nga gratë.

Komento: