Ky ishte momenti kur bashkëshorti i propozon Adelinës për martesë, surpriza dhe dy diamantë

11:38 | 07 Dhjetor 2022

Momenti kur bashkëshorti i propozon Adelinës për martesë, surpriza dhe dy diamantë.

Adelina Tahiri zbuloi mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin e kërcimit Dance Albania në Tv Klan, detajet nga propozimi që bashkëshorti i saj i bëri për martesë.

Bashkë me videon që u transmetua ekskluzivisht në program, këngëtarja tregoi se propozimin e mori në një lokal në Vjenë.

“Sigurisht që nuk ka vajzë që nuk do diamante, sidomos kur je me një partner dhe je në pritje të një propozimi.

Unë kam dy, por për mua edhe pse ky është më i madh, më shumë ka vlerë ky sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora.

Ishim në një lokal, është një lokal shumë i njohur në Vjenë dhe vjen kamarieri me një pjatë dhe heq unazën.

Nuk e kuptoja a është për mua realisht dhe e para që më erdhi ndërmend ishte që mos është për ndonjë tavolinë tjetër, por pashë përreth që nuk kishte çift dhe nuk kishte ndonjë vajzë që po priste unazë”.

Këngëtarja po ashtu rrëfeu se ajo nuk surprizohet lehtë, por njeriu që ajo ka në krah, arriti ta bënte një gjë të tillë.

“Kuptova që unaza ishte për mua dhe aty nuk më besohej nga aftësia e tij si arriti të më bënte surprizë sepse është shumë e vështirë për mua që dikush të më bëjë surprizë, sepse jam e shkathët dhe i kap gjërat shumë shpejt.

Por që ai doli më i shkathët se unë dhe prandaj më ka, diamanti i parë ishte çështje propozimi.

Diamanti i dytë, më tha një ditë, zemër tha, do të bëj një diamant dhuratë, sepse si po të rritet vlera si nënë, ashtu do t’i rris diamantet”.

Megjithatë për këngëtaren, diamanti më i madh që gjysma tjetër i ka dhënë është djali që ata kanë bashkë “Ndërsa për mua, diamanti më i madh që ai më ka dhënë në jetë është çuni”.

Komento: