Fitoi tri pikë të vlefshme kundër Tottenhamit, Klopp iu lë pa fjalë me deklaratën e tij

22:02 | 31 Mars 2019

Reds kanë arritur të i rrëmbejnë tri pikë sonte kundër Tottenhamit.

Liverpool ka fituar me shumë fat ndeshjen e javës së 32-të ndaj Tottenham në Anfield.

Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit të The Reds, Jurgen Klopp.

“Isha i qetë pas golit të fitores sepse ishte një surprizë. Unë pash goditjen me kokë dhe asgjë tjetër. Nuk e kisha idenë se si topi hyri brenda.

Në pjesën e parë, kishim mundësi të mira për të shënuar. Në të dytën, ishim si të rëndë dhe nuk mund të luanim. Ata ndryshuan vetëm pak, por ne nuk arritëm të përshtateshim. Pas golit të Spurs, filluam të luanim më shumë.

Ne konkurrojmë ndaj ekipit më të mirë në botë (Manchester City) dhe luajmë ndaj më të mirëve në botë si Tottenham, një detyrë e vështirë.

E kam thënë se ka 500 mënyra për të fituar një ndeshje futbolli dhe kjo e sotmja ishte e shëmtuar. Megjithatë, kujt i intereson?”

Komento: