Para ndeshjes me Ajaxin, Juventus merr një lajm të madh

22:20 | 31 Mars 2019

Juventus ka marrë një lajm të mirë.

Dëmtimet te Juventusi janë kthyer në të zakonshme këtë periudhë mjaft të rëndësishme të sezonit.

Zonja e Vjetër është duke parë me kujdes gjendjen e Ronaldos pasi portugezi është ende në dyshim për sfidën e parë në Champions me datë 10 prill përballë Ajax-it.

Ndërkohë, sinjalet e alarmit në Torino u shfaqën edhe në ndeshjen e djeshme të Juventusit ndaj Empolit.

Paulo Dybala pritej të ishte rregullisht në fushë nga minuta e parë, por argjentinasi ndjeu një shqetësim në momentin e nxehjes para ndeshjes, teksa trajneri Allegri vendosi të mos e rrezikonte sulmuesin.

Në fakt, alarmi në stafin teknik ishte konkret pasi me Ronaldon jashtë, por shtuar edhe mungesën e Duglas Costa, zgjedhjet në repartin ofensiv para një kompeticioni të rëndësishëm do të ishin me pikatore.

Megjithatë, ditën e sotme është sqaruar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim i cili mund ta mbajë Dybala gjatë jashtë fushës së lojës, ndërsa 25-vjeçari mund të humbasë edhe sfidën e radhës në kampionat ndaj Caigliarit teksa me siguri pritet të jetë pjesë e skuadrës për çerekfinalet e Champions League.

Komento: