Pamje nga aksidenti në Prizren, ku humbi jetën një person

22:21 | 31 Mars 2019

Një person ka mbetur pa shenja jete dhe katër të tjerë të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Celinë të Rahovecit.

Drejtori Regjional i Policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, tha për klankosova.tv se dy prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Një person është pa shenja jete dhe katër të tjerë të lënduar. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me vetëdije në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, tha Hasi.

Komento: