Sapo ka dalë nga frizerika, a po e njihni për cilën këngëtare të njohur është fjala?

15:51 | 09 Dhjetor 2022

Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Ajo është një bashkëshorte dhe një nënë shumë e përkushtuar, duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të, shkruan ORAinfo.

Por, këngëtarja është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj, pasi që pothuajse në çdo mbrëmje është e ftuar në dasma e ahengje.

Krahas angazhimeve në muzikë, Edona tregohet fort e kujdesshme edhe për pamjen e saj.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi sapo ka dalë nga salloni i ondulimit.

Me flokë të ngjyrosura bukur dhe të rregulluara me stil, Edona po duket person tjetër.

Ajo në këtë imazh po duket një zonjë e rëndë. /ORAinfo/

Komento: