Zidane zbulon të ardhmen e Bale

09:38 | 01 Prill 2019

Zinedine Zidane thotë se e ardhmja e Real Madridit e Gareth Bale do të vendoset në fund të sezonit.

Zidane nuk dha asnjë siguri Bale do të qëndrojë në klub, por tha se ai ka gjasa të luajë një rol kyç në dhjetë ndeshjet e fundit të sezonit përcjell ORAinfo.

“Gareth është një anëtar i rëndësishëm i skuadrës. Ne e dimë se çfarë ka bërë këtu, madje edhe në finalet e Ligës së Kampionëve.

“Askush nuk mund ta heqë atë që ka bërë. Ne e dimë se ai mund të sjellë shumë në ekip dhe ne do të mbështetemi tek ai.

“Ne do të luajmë këto 10 ndeshje, dhe pastaj do të shohim”, tha Zidane./ORAinfo/

Komento: