Aksidentohet vetura e eskortës së Albin Kurti

20:38 | 11 Dhjetor 2022

Aksidentohet një veturë e eskortës së kryeministrit Albin Kurti.

Një veturë e eskortës së kryeministrit Albin Kurti, është aksidentuar duke shkuar për në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri Kurti.

Ai theksoi se nuk ka të lënduar në këtë aksident.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, tha Kryeziu.

Komento: