Pajisja me pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë, vjen lajmi i mirë nga MPB

17:14 | 12 Dhjetor 2022

Duket se problemit për furnizim me pasaporta, letërnjoftime e patentë-shofer i ka ardhur fundi.

Kjo pasi që rreth një muaj më parë shërbimi i lëshimit të pasaportave dhe letërnjoftimeve ishte ndërprerë për shkak të mungesës së materialit.

Ministria e Punëve të Brendshme sot më 12 dhjetor ka arritur marrëveshje më një kompani për furnizim me material për prodhimin e këtyre dokumenteve.

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv, tha se vlera e kontratës është mbi 4 milionë euro.

MPB-ja thekson se kontrata do të nënshkruhet javën e ardhshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Njoftimin për dhënie të kontratës me datën 12.12.2022 për Furnizim me dokumente të identifikimit dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe kjo kontratë pritet të nënshkruhet më së largu deri në javën e ardhshme. Vlera e kontratës që do të nënshkruhet është 4,021,164.00 € me TVSH. Afati i kontratës do të jetë 12 muaj, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Klankosova .tv

Në media është raportuar se furnizimin me material do të bëjë kompania gjermane “Veridos GMBH”.

Komento: