A do të luaj kundër Ajaxit, Allegri flet për gjendjen e Ronaldos

12:30 | 01 Prill 2019

Cristiano Ronaldo prite të riaftësohet pas lëndimit që pësoi me kombëtaren e tij në ndeshjet e para kualifikuese ‘Euro 2020’.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është optimist se Cristiano Ronaldo do të rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen e parë ndaj Ajaxit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez u dëmtua në duelin mes Portugalisë dhe Serbisë.

Kurse, Allegri ka kërkuar kujdes me rikuperimin e tij.

“Ne shpresojmë ta kemi Ronaldon për ndeshjen me Ajaxin”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Cagliarin, transmeton lajmi. net.

“Ai ndihet shumë më mirë, ne kemi edhe nëntë ditë deri te takimi me Ajaxin andaj duhet ta vlerësojmë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të gjitha dhe t’i konsiderojmë rreziqet”, u shpreh ai.

Komento: