Shefi i EULEX-it takohet me Rakiqin, ja çka diskutuan

22:21 | 14 Dhjetor 2022

Shefi i EULEX-it viziton Rakiqin, ky e falënderon që Pantiqit i kanë çuar ilaçe në paraburgim.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se ka pasur një diskutim me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq për situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në veri të Kosovës.

Wigemark përmes një cicërime në Twitter njoftoi se Rakiq e ka falënderuar atë për monitorimin e rastit kundër Deajn Pantiqit, dhe që i kanë dërguar ilaçe në paraburgim.

“Diskutim i rëndësishëm me kreun e Listës Srpska, Goran Rakiq, mbi situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Rakiq falënderoi EULEXKosovo për monitorimin e rastit kundër Dejan Pantiqit dhe për tentativën për t’i dorëzuar medikamente”.

Komento: