Ylli i Sampdorias e bën “horë” Piatekun

15:14 | 01 Prill 2019

Milan gjendet në presion të madh.

Futbollistët e Sampdorias janë duke e shijuar tej mase fitoren kundër Milanit në Serie A, saqë mbrojtësi Joaquim Andersen gjeti kohë ta tallë sulmuesit e Milanit, Krzysztof Piątek.

Sampdoria e mundi 1:0 Milanin të shtunën në Serie A, duke bërë një hap të madh në luftë për një vend që dërgon në garat evropiane.

Ndër sekretet e suksesit të Samp në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i talentuar Omar Colley. Colley luajti përkrah Joaquim Andersenit të shtunën por festen e vazhdoi edhe në ditët në vazhdim në rrjetet sociale.

Andersen e postoi një fotografi nga ndeshja ku shihet duke e qortuar Piatekun, në të, Colley e pyet: “Çfarë po i thua vëlla?” Andersen i përgjigjet: “Nuk ka më revole”.

Komento: