Kryeministri Kurti kërkon nga ambasadorët që t’i kundërvihen propagandës ruse

19:21 | 19 Dhjetor 2022

Kurti kërkon nga ambasadorët që t’i kundërvihen propagandës ruse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë punë nga diplomacia.
Kurti kërkoi nga ambasadorët që t’ua shpjegojnë versionin tonë të historisë vendeve ku ata veprojnë.

Këtë deklarim Kurti e bëri gjatë Konferencës së Gjashtë të Ambasadorëve në Prishtinë.

“Propagandat të fqinjit tonë kanë imponuar një datë të fillimit të historisë sonë, thuajse para tyre nuk ka ekzistuar as koha e as vendi, sepse ne nuk kemi pasur profesorë në vende perëndimore”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi gjithashtu se Serbia mund të ketë blerë shumë mallra e armë përgjatë dekadave por “asnjëherë nuk e morën qytetërimin”.

Tutje Kurti tha se gjeopolitika nuk është vetëm çështje materiale.

“Ne kemi një armik ekzistencial që bënë shumë zhurmë dhe përdorë gjithnjë një pozicion hibrid për të përfituar nga ekstremet e vendeve perëndimore. Me të djathtët përfiton duke thënë se Serbia është mbrojtëse e krishterimit, por nga ana tjetër qëndron me rusët deri në fatalitet. Serbia nuk mund ta braktisë lehtë Rusinë pa ndryshime rrënjësore”.

Kurti thotë se mjafton që ambasadorët t’ua kujtojnë të huajve këto fakte e sipas tij më pas “ata vet do të hulumtojnë dhe nuk mund të kenë simpati për Serbinë”.

Komento: