Ajo vazhdon të jetë një emër tejet i përfolur në publik.
Eni Koçi dhe bashkëshorti i saj Genc Prelvukaj së fundi janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Adea, shkruan ORAinfo.
E pas lindjes Eni ka qenë më e rezervuar në postimet e saj në rrjete sociale.
Eni për herë të parë ka zbuluar se kush ia ka vendosur emrin vajzës.
“Propozimi ishte i Gencit, por u aprovua menjëherë nga unë. As nuk kemi tentuar të gjejmë emër tjetër”, ka shkruat Eni. /ORAinfo/