Kush është mashkulli që fshihet pas kësaj fotografie të Adrola Dushit!

22:08 | 20 Dhjetor 2022

Adrola Dushi, është njëra nga personazhet më të komentuar në mediat rozë.

Që kur i shpall më e bukura e Shqipërisë, asaj iu hapën dyert që suksesin e saj ta shtrijë përtej kufijve shqiptar, shkruan ORAinfo.

Tani, jeta e saj profesionale është mes Shqipërisë dhe Amerikës, vend në të cilin ajo punon dhe mundohet ta rrisë djalin e saj siç është më së miri.

Në shumicën e kohës, Adrolën jemi mësuar ta shohim me grim të rëndë dhe në pasarela, mirëpo ajo edhe në jetë të përditshme është një femër shumë e bukur.

Se fundmi modelja e njohur shqiptare ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet duke darkuar.

Në disponim të mirë e duke pirë verë, Adrola ‘zbulon’ se është në shoqëri të një mashkulli.

“Gëzuar për momentet e mira!”, ka shkruar modelja duke mos treguar se kush është mashkulli me të cilin po darkon sonte. /ORAinfo/

Komento: