“Jam njeri me i lumtur në botë, jam duke e pritur një fëmijë”, Fifi konfirmon shtatzëninë, shfaq barkun e fryrë!

23:33 | 21 Dhjetor 2022

Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.

Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.

Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.

Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.

E tani Fifi ka zbuluar se po bëhet nënë.

Ajo këtë e ka konfirmuar sot në Festivalin e Këngës në RTSH, duke thënë se po ndihet njeri me i lumtur në botë.

“Jam njeri me i lumtur në botë, jam duke e pritur një fëmijë, këtë po e konfirmoj këtu për herë të parë”, ka thënë Fifi duke e prekur me duar barkun e rrumbullakët.

Ne i dëshirojmë shtatzëni të ëmbël këngëtares kosovare. /ORAinfo/

Pamje:

Komento: