Në muajin e gjatë të shtatzënisë, Fifi shfaqet në këtë gjendje sot!

10:14 | 22 Dhjetor 2022

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin skenik Fifi, është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, Adis Patushi.

Lajmin e ka konfirmuar vet artistja gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e këngës në RTSH, ku me këngën “Stop” ajo konkurron për ta fituar vendin e parë në këtë festival dhe njëherësh të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion 2023”.

“Kënaqësia ime këtë herë në festival ka qenë shumë më e madhe, sepse për herë të parë nuk po këndoj e vetme në skenë, por me fëmijën tim brenda meje. Zoti i bekoftë të gjitha nënnat, sepse unë sot po e kuptoj çfarë po rritet brenda meje”, deklaroi Fifi para publikut të pranishëm në sallën e festivalit.

VIDEO: Momenti kur Fifi e konfirmon shtatzëninë

Ka disa javë që në media përflitet se çifti i njohur i shoëbizit janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga dyshja.

E tani mësohet se Fifi është në muajin e gjatë të shtatzënisë. Ajo sot ka publikuar disa foto ku ekszpon barkun e saj të fyrë.

Nuri i shtatzënisë, Fifi po shkëlqen në këto fotografi… /ORAinfo/

Komento: