Gresa shkon në emision televiziv, fustani i saj i hapur merr gjithë vëmendjen

18:59 | 22 Dhjetor 2022

Gresa Behluli, është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.

Ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri, pasi para katër muajve është bërë nënë për herë të parë, shkruan ORAinfo.

Gresa, muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Dielli.

Krahas kujdesit që bën ndaj djalit të saj, Gresa kujdeset shumë edhe për dukjen.

Ajo se fundmi ka publikuar disa fotografi ku tregon se ka shkuar në një emision relaksues televiziv.

E veshur me fustan të gjatë dhe të hapur, Gresa po shkëlqen në pamje. /ORAinfo/

Komento: