Plagoset një 16 vjeçar, pasi shpërthen granata

22:58 | 01 Prill 2019

Ngjarje e rëndë.

Një 16 vjeçar është plagosur pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një granatë, ditën e sotme, në fshatin Leshnicë,

Siç bën me dije policia, i mituri me iniciale E.Ç si pasojë e shpërthimit ka pësuar gjymtim të dorës.

“Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës”, njofton policia.

16 vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Tch

Komento: