Shënoi gol në vikend, Milot Rashica merr lajmin e madh nga Bungeliga

13:25 | 02 Prill 2019

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është duke shkëlqyer në Bundesligë.

Ylli kosovar ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesligën gjermane!

Milot Rashica nuk pati natë të mirë në Prishtinë në ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (1:1) në kualifikimet për “Euro 2020”. Por, ylli kosovar vazhdon të shkëlqejë në Werder Bremen. Rashica e realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër gol në fitoren prej 3:1 të skuadrës së tij ndaj Mainzit në fundjavën e kaluar.

Kjo paraqitje fantastike ka bërë që Rashica të përzgjedhet sërish në formacionin e javës në Bundesligën gjermane, krahas yjeve të tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.

Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për Werder bremenin dhe i ka shënuar 9 gola në të gjitha garat. 8 sosh i ka realizuar vetëm në Bundesligë. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Ëerderit, pas Kruses, që ka shënuar 10 gola në kampionat.

Komento: