Largimi i Varanes nga Real Madrid, më në fund flet Zidane

14:06 | 02 Prill 2019

Ësgrë përfolur shumë për një largim të mundshëm të Varane nga skuadra e Real Madridit.

Zinedine Zidane është në dijeni se Rapahel Varane e do largimin nga Real Madrid.

Trajneri francez ka thënë se nuk dëshiron që bashkëkombësi i tij të largohet nga skuadra në verë.

“Nuk dua që ai të largohet. Askush nga ne nuk dëshiron që ai të largohet. Ai është ende i ri. Ai ka tetë vite që është këtu me ne dhe po luan mirë”, tha fillimisht Zidane.

“Ai nuk më ka thënë mua asgjë rreth largimit. Çfarë vendimi të marrin lojtarët, ata më tregojnë mua, aktualisht ai është më i miri në botë.”, ka shtuar më tej francezi.

Komento: