Lajm shumë i keq për Milanin, po e humb yllin e skuadrës

14:56 | 02 Prill 2019

Rinovimi i kontratave të disa lojtarëve, tashmë ka filluar edhe nga skuadra e Milanit.

Milan dëshiron t’i blindojë disa lojtarë, por ka probleme me Susson.

Skuadra italiane ende nuk ka arritur ta bind spanjollin për ta vendosur lapsin në letër,

Suso ka kërkuar pesë milionë euro në sezon, gjersa Milan e ka refuzuar kontratën e tij.

Spanjolli ka kontratë me rosonerët deri në vitin 2022, gjersa klauzola e tij është 40 milionë euro.

Suso është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, ndërsa Milan po tenton ta ndryshojë klauzolën e tij.

Komento: