Arjola ndihet e bekuar me fëmijët e saj, sjell imazhin me të bukur familjarë

16:28 | 06 Janar 2023

Arjola Demiri është aktroja e njohur nga Shqipëria dhe që në publik u bë e njohur për një kohë shumë të shkurtër.

Ajo u bë e njohur me rolin e ‘Xhbanes’ në serialin shumë të popullarizuar, ‘O sa mirë’, përcjell ORAinfo.

Ndërsa fama e saj preku kulmin si banorë e Big Brother Vip, ku me lojën e saj arriti t’i fitoj zemrat e shumë njerëzve.

Edhe pse nuk arriti natën finale, Ariola doli fituese nga ky shoë, pasi produksioni ja dhuroi një banesë për të dhe fëmijët e saj në Tiranë.

E që nga ajo kohë, Arjola ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo sot ka publikuar një fotografi ku shfaqet e shoqëruar nga djali dhe dy vajzat e saj.

“E bekuar”, ka qenë përshkrimi që Arjola i ka bërë këtij imazhi.

Arjola shfaqet shumë e lumtur pranë fëmijëve të saj. /ORAinfo/

Komento: