I shënoi gol Donnarummas, sulmuesi i Sampdorias i dërgon mesash portierit italian

16:34 | 02 Prill 2019

Sulmuesi i Sampdorias, Gregoire Defrel foli për golin e tij kundër Milanit që erdhi për shkak të një gabimi nga portieri Gianluigi Donnarumma përcjell ORAinfo.

“E gjitha kjo ndodhi në një moment, e kam shtypur dhe e kam gjetur topin në këmbë. Me pak fat, e kam bërë golin”.

“Kritikat janë pjesë e lojës: ju mund të luani mirë dhe jeni të ngazëllyer, ju lëndoheni por duhet të gjeni forcë për të vazhduar tutje. Kështu duhet të veprojë edhe Donnarumma”, ka thënë sulmuesi i Sampdorias.

Sampordia mundi Milanin 1 – 0 për të lëvizur vetëm 6 pikë pas tyre në garën për Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Komento: