Sytë me lot i mbushen Anës kur flet për të motrën

00:22 | 07 Janar 2023

Anës i mbushen sytë me lot kur flet për të motrën, Artën.

Banorja e shtëpisë së madhe Big Brother VIP Kosova, Ana jo rrallë herë është parë e mërzitur gjatë kohës brenda në shtëpi, teksa shihet që i mungonte shumë, prezenca e motrës së saj Artës.

Gjatë natës së spektaklit të sotëm Prime, “Vëllai i Madh” ka transmetuar një video material të Anës ku shihet që pushtohej nga lotët, teksa fliste për të motrën.

“Me Artën jam tërë kohën bashkë, e plotësojmë njëra tjetrën sepse nuk jemi dinake. Shpresoj që je mirë edhe shpresojë që çdo plan që ke pasur, të ka ecur mirë”, ka thënë Ana pos tjerash.

Komento: