Lëndohen pesë person nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, njëri furgon e kaplon flaka

16:28 | 08 Janar 2023

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen pesë persona – njërin furgon e kaplon flaka.

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy furgonave (kombi) në rrugën Ferizaj – Shtime.

Kështu tha për Klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se njëri nga furgonët u kaplua nga flaka.

“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj. jësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin”, tha Veseli.

Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit.

Komento: