Në tri ndeshje nuk kanë arritur fitore, ja çfarë bëjnë tifozët e Milanit

21:57 | 02 Prill 2019

Milanit nuk po ia donë në ndeshjet e fundit.

Mbrëmjen e sotme Milani ka luajtur në “San Siro” ndeshjen e javës së 30 në Serie A përballë Udineses. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1.

Kjo ka sjellë shumë pakënaqësi tek tifozët, që pavarsishtë formës së dobët të skuadrës, përsëri kanë ardhur në stadium për ta mbështetur.

Mirëpo, në fund të takimit nga shkallët e stadiumit janë dëshuar shumë vërshëllime në mënyrë pakënaqësie nga ana e tifozëve kuqezi.

Kjo është ndeshja e 3 radhazi që Milani nuk gjen 3 pikët. Në fillim humbja e derbit me Interin, më pas humbja në transfertë me Sampdorian dhe tashmë barazimi me Udinesen. Me këto rezultate, Champions League mund të bëhet shumë e vështire për t’u arritur.

Për një vend në Champions, janë disa skuadra që në tabelën e renditjes ndodhen shumë pranë, sikurse Interi, Milani, Lazio, Atalanta, apo edhe Roma.

Komento: