
Mbresa tregon nëse do të lidhej me dikë brenda shtëpisë.
Gjatë natës, Stresi ka pyetur Mbresën nëse do të lidhej me dikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Këngëtarja e cila hyri më vonë në shtëpi, tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë, dhe nëse do pëlqehej me dikë, njohjen do ta vazhdonte jashtë, njofton Klankosova.tv.
“Ndoshta nuk e kam guximin tënd”, i tha Mbresa, Vivien-it, e cila krijoi lidhje me Getinjon që mbrëmë la shtëpinë.
