Kryeministri Kurti e falënderon Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës

16:03 | 17 Janar 2023

Kurti e falënderon Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se ata i kanë ndarë vizionet e tyre për energji të gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm.

“E presim me padurim ta presim në Kosovë. Gjithashtu, e shpreha falënderimin për mbështetjen e dhënë ndër vite”, ka thënë Al Falih

Komento: