
Andi: Po më vjen palidhje prej banorëve, por Gresa ‘ta ha gojën’.
Përderisa, banorët e Big Brother VIP Kosova, po rrinin në oborrin e shtëpisë më të përfolur të momentit, një moment interesant ka ndodhur dhe shkas për këtë është Andi.
Kjo pasi që ai e ka shprehur dashurinë e tij ndaj konkurrentes tjetër të këtij formati televiziv, Gresës, në praninë e të tjerëve.
“Gresa, po më vjen pak palidhje të shprehem para krejtve këtu, veç ta ha gojën. E pata të nevojshme ta qes këtë. Unë jam çokollatë me spec, sa i ëmbël aq edhe pikant”, i ka thënë Andi, Gresës.
Ndërkaq, nuk mungoi as një reagim tipik i Gresës.
