Demantohen mediat e Vucicit nga ambasada bitanike: Mos bëni propagandë

11:35 | 03 April 2019

Ambasada britanike demanton mediat e Vucicit, duke i këshilluar që të mos bëjnë propagandë, pasi që sipas tij, situata në Kosovë është e qetë.

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Veri të Kosovës, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic deklaroi se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës. Ndërsa, ambasada britanike ka demantuar lajmin duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada Britanike në Kosovë, ka mohuar raportimet e ndryshme në media se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë.

Në reagimin e kësaj Ambasade thuhet se, këto janë këshilla për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës.

“Ne kemi këshilluar për të gjitha udhëtimet e domosdoshme për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto struktura. Ne e mbajmë këtë dhe pjesën tjetër të këshillave tona të udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe lëshojmë përditësime të rregullta”, thuhet në reagim.

Komento: